Mjekët e rinj në Kosovë kërkojnë pagesë për stazhin pas studimeve, konkurse të rregullta e transparente për specializime dhe një strategji punësimi në kujdesin parësor.

Pagesa e kërkuar për stazhin është sa paga minimale në sektorin publik. Besfort Rrecaj, student në prag të diplomimit për doktor i Mjekësisë, tha se kjo periudhë rëndon familjet.

Kërkesat përfshijnë edhe vlerësim transparent për secilin kriter në konkurset e specializimit dhe planifikim kombëtar për punësimin e mjekëve të rinj në kujdesin parësor.