Prindërit në Prizren paraqitën mendime, shqetësime dhe propozime për reformën në arsim gjatë një takimi me ministrin e Arsimit Hajrulla Çeku.

Sipas njoftimit të ministrit, bashkëbisedimi u përqendrua te përmirësimi i sistemit arsimor dhe ndryshimet e planifikuara. Çeku tha se sugjerimet e prindërve do të merren parasysh në procesin e reformës.

Ai njoftoi se takime të tilla do të vazhdojnë në të gjitha rajonet e Kosovës.