PDK-ja po kërkon një figurë që mund të bashkojë grupet brenda partisë, tha analisti politik Mentor Shala më 3 nëntor në emisionin «Politiko».
«Unë mendoj se PDK-ja është në kërkim të një personaliteti që do ta kishte konsensusin e plotë të të gjitha grupacioneve brenda partisë», tha Shala.
Ai tha se nuk pret që gara të zhvillohet mes Përparim Grudës dhe Uran Ismajlit, por nuk e përjashtoi mundësinë që Enver Hoxhaj të hyjë në garë.
“Unë mendoj se PDK-ja është në kërkim të një personaliteti që do ta kishte konsensusin e plotë të të gjitha grupacioneve brenda partisë”
Kandidatët për kryetar të ri të PDK-së nuk janë konfirmuar.




