Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci u takua në Berlin me gjeneralmajorin amerikan Christian Nawrat për të diskutuar prioritetet e mbrojtjes dhe bashkëpunimin në siguri.
Takimi u mbajt në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Berlin. Nawrat është zëvendëskomandant për Integrim në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF).
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, diskutimet përfshinë planin strategjik katërvjeçar, zhvillimin e sistemit të mbrojtjes gjithëpërfshirëse dhe nismën ligjore për krijimin e Zonës së Industrisë për Mbrojtje.
“Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe angazhimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Kartën e Adriatikut (A5), si një hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit euroatlantik në fushën e sigurisë”
U diskutua edhe angazhimi i Kosovës për anëtarësim në Kartën e Adriatikut (A5), si dhe bashkëpunimi rajonal dhe integrimi euroatlantik në fushën e sigurisë. «Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe angazhimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Kartën e Adriatikut (A5), në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit euroatlantik në fushën e sigurisë», thuhet në njoftimin e Ministrisë.




