Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se takoi Florian Hahnin në Berlin, ku biseduan për bashkëpunimin Kosovë–Gjermani në mbrojtje dhe integrimin e Kosovës.
Takimi u zhvillua gjatë Konferencës së Sigurisë në Berlin. Hahn është Ministër i Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
«Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake», tha Maqedonci. «Si dhe avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës».
“Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake, si dhe avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”
Sipas ministrit, Hahn shprehu mbështetje për proceset integruese të Kosovës dhe perspektivën e saj euroatlantike.




