Ekspertja e Institutit Nacional Demokratik (NDI), Luljeta Plakolli Kasumi, tha më 4 nëntor në Komisionin për të Drejtat e Njeriut se Qendrat për Punë Sociale kanë mungesë kushtesh, psikologësh dhe financimi.
«Nuk ka kushte, s’ka psikologë. Ka raste kur i thuhet viktimës se nuk kemi vend», tha Kasumi.
Ajo e lidhi mungesën e mbështetjes me rastin e Arlinda Zekajt dhe tha se Zekaj ishte e katërta në listë që nga nisja e diskutimeve për strategjinë. Kasumi propozoi ndarjen e punës mes veprimeve institucionale për të shmangur mbivendosjet.
“Nuk ka kushte, s’ka psikologë. Ka raste kur i thuhet viktimës se nuk kemi vend.”




