Numri i rasteve të sulmeve fizike e verbale dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në Kosovë ra në 35 për periudhën 1 shtator 2025–1 shtator 2026, nga 70 në raportin paraprak të Komisionit Evropian.
Raporti përmend pengimin e punës së gazetarëve nga zyrtarë të sigurisë, si dhe akuza e gjuhë të ashpër nga zyrtarë të lartë qeveritarë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti.
Gjatë periudhës, një kameraman u arrestua dhe u mbajt përkohësisht në ndalim nga Policia e Kosovës. Të paktën katër persona u ndaluan për kërcënime ndaj gazetarëve. Raporti nuk regjistroi padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP).
“Zyrtarët publikë duhet të përmbahen nga përdorimi i retorikës që i shënjestron ose i diskrediton gazetarët, ndërsa sulmet dhe frikësimi i tyre duhet të dënohen.”
«Zyrtarët publikë duhet të përmbahen nga përdorimi i retorikës që i shënjestron ose i diskrediton gazetarët, ndërsa sulmet dhe frikësimi i tyre duhet të dënohen», thuhet në raport.
Komisioni vlerëson se Kosova ka garanci ligjore për lirinë e shprehjes, por mjedisi për funksionimin e lirë, të pavarur dhe profesional duhet të përmirësohet. Miratimi i ligjeve të reja për RTK-në dhe mbrojtjen e burimeve gazetareske mbetet në pritje.




