Një ditë para nisjes zyrtare të Forumit të Paqes, kryeministri Albin Kurti u takua në Paris me personalitete franceze dhe përkrahës të Kosovës.

Kurti publikoi një listë me emrat e Alain Richard, Gilles Pernet, Sébastien Gricourt, Véronique Nahoum-Grappe, Frédérique Duversin dhe Florence Hartmann.

Sipas Kurtit, diskutuan për përparimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, investimet në siguri e mbrojtje dhe planet për mandatin e ri qeverisës. Biseda përfshiu edhe aktgjykimin e 16 shtatorit dhe përpjekjet për korrigjimin e tij në procedurën e apelit.

“Biseduam për përparimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm e të vazhdueshëm ekonomik, për investimet në siguri e në mbrojtje, për aktgjykimin e padrejtë të 16 shtatorit dhe angazhimin për korrigjimin e tij në apel”
— Albin Kurti, kryeministër

«Për rolin e rëndësishëm të Francës në rrugën e Republikës së Kosovës drejt integrimit euro-atlantik», tha Kurti, duke përshkruar një nga temat e takimit.