Ushtruesja e detyrës së kryeprokurores në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, u kërkoi të hënën prokurorëve më shumë vigjilencë dhe reagim në kohë, sidomos gjatë kujdestarive.
Në takimin me prokurorët e shtetit të Prokurorisë Themelore në Pejë, ajo kërkoi që rastet të trajtohen profesionalisht. Si pjesë e organizimit të brendshëm, Disha-Haxhosaj caktoi prokurorin e shtetit Ermal Demhasaj koordinator për rastet e dhunës në familje, për një periudhë të pacaktuar.
«Me këtë rast, ajo ka theksuar se do të jetë në mbështetje të vazhdueshme të të gjithë prokurorëve të shtetit», thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Me këtë rast, ajo ka theksuar se do të jetë në mbështetje të vazhdueshme të të gjithë prokurorëve të shtetit”
Disha-Haxhosaj u takua edhe me stafin administrativ. Ajo kërkoi angazhim më të madh, respektim të dispozitave ligjore dhe përmbushje profesionale të përgjegjësive.
Më 30 tetor, protestues në Prishtinë kërkuan drejtësi dhe përgjegjësi institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Avokati i Popullit, Naim Qelaj, njoftoi hapjen e një hetimi. Nuk është konfirmuar nëse caktimi i koordinatorit lidhet drejtpërdrejt me këtë rast.



