Gjatë vizitës në Prokurorinë Themelore në Pejë më 4 nëntor, kryeprokurori i Shtetit Zejnulla Gashi kërkoi trajtim serioz të rasteve penale dhe vëmendje të posaçme për dhunën në familje.
«Çdo rast penal duhet të trajtohet me seriozitetin, përgjegjësinë dhe ndjeshmërinë e duhur», tha Gashi. Për rastet e dhunës në familje, ai kërkoi vlerësim të rrezikut, reagim në kohë dhe mbrojtje efektive të të drejtave të viktimave.
Në takim e shoqëruan zëvendëskryeprokurori i Shtetit Bahri Hyseni, koordinatori nacional për rastet e dhunës në familje Ersan Qavolli dhe drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës Sami Istrefi. Ushtruesja e detyrës së kryeprokurores Valbona Haxhosaj dhe prokurorët e informuan Gashin për gjendjen e prokurorisë, ngarkesën me lëndë dhe sfidat e saj.
“Çdo rast penal duhet të trajtohet me seriozitetin, përgjegjësinë dhe ndjeshmërinë e duhur”




