KRM “Pastrimi” njoftoi se kishte pastruar shkollat “Naim Frashëri” dhe “Ismail Qemajli” në Prishtinë, ndërsa Jusuf Azemi e quajti ndërhyrjen thyerje të grevës së punëtorëve teknikë.
Në një postim për shkollën “Naim Frashëri”, kompania tha se synonte t’u siguronte nxënësve dhe stafit një ambient të pastër mësimi. «Pastruam shkollën fillore të mesme të ulët ‘Naim Frashëri’ në kryeqytet, në mënyrë që nxënësit dhe stafi mësimor dhe i gjithë shkollës të kenë ambient të pastër mësimi», thuhej në njoftim.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se punëtorët nuk duhet ta ndërpresin grevën pa u shlyer obligimet financiare. «Ta bësh thyerjen e grevës në këtë formë, gjithkush duhet ta japë llogari për këto thyerje që po bëhen», tha ai.
“Pastruam shkollën fillore të mesme të ulët ‘Naim Frashëri’ në kryeqytet, në mënyrë që nxënësit dhe stafi mësimor dhe i gjithë shkollës të kenë ambient të pastër mësimi”




