Grupmosha mbi 60 vjeç ishte më e prekura nga 3.775 rastet e reja me kancer të regjistruara në Kosovë gjatë vitit 2025, sipas raportit të IKSHPK-së për sëmundjet malinje.
Gratë përbënin 51% të rasteve të reja, ndërsa burrat 49%. Kanceri i gjirit dhe i organeve gjenitale femërore ishin më të shpeshtët te gratë; te burrat, kanceri i lëkurës, i mushkërive dhe i prostatës.
Raporti numëron gjithsej 5.564 persona me sëmundje malinje gjatë vitit, përfshirë pacientë të diagnostikuar më herët. Të dhënat u mblodhën nga institucionet publike dhe private përmes Regjistrit Popullativ të Sëmundjeve Malinje.
“Besojmë se ky publikim do të shërbej si informacion dhe motivim për ata të cilët nuk raportuan si duhet”
Prishtina kishte 652 raste të reja, më së shumti ndër komunat e raportuara. IKSHPK-ja vëren se disa institucione nuk i kanë raportuar të gjitha të dhënat si duhet.
«Besojmë se ky publikim do të shërbej si informacion dhe motivim për ata të cilët nuk raportuan si duhet», thuhet në parathënien e raportit.




