Komisioni parlamentar për Ekonomi mbajti të martën, më 3 nëntor, dëgjim publik për Projektligjin për inovacion dhe ndërmarrësi, njoftoi Kuvendi i Kosovës. Dëgjimi u drejtua nga deputeti Ilir Kërçeli, kryesues i grupit punues.

Ministrja Mimoza Kusari-Lila ishte e pranishme në emër të Qeverisë. Ajo tha se projektligji parasheh një strukturë të re për zhvillimin e bizneseve dhe mekanizma mbështetës për ndërmarrësinë, inovacionin dhe investimet.

Në dëgjim morën pjesë përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile, si dhe të Odës Ekonomike të Kosovës, shoqatave të bizneseve dhe Qendrës për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Pjesëmarrësit paraqitën propozime dhe sugjerime për projektligjin.

Diskutimet u përqendruan në përmirësimin dhe zbatueshmërinë e tij, harmonizimin me legjislacionin përkatës dhe përcaktimin e prioriteteve.