Të hënën, më 9 nëntor, Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt caktoi intervistimin e katër zyrtarëve të QPS-së në Pejë dhe, ditën pasuese, të katër zyrtarëve të Komunës së Pejës.
Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, njoftoi se u miratua edhe lista paraprake e dokumenteve që do t’u kërkohen institucioneve, nga QPS-ja në Pejë deri te Qeveria, Avokati i Popullit dhe sistemi prokurorial e gjyqësor. Komisioni caktoi gjithashtu kalendarin fillestar të aktiviteteve.
Sipas Ramadanit, komisioni propozoi buxhet për gjashtë muaj pune. Shuma e propozuar nuk është bërë e ditur. Vendimet u morën pas më shumë se 3 orësh diskutimesh dhe përplasjeve në qëndrime.
“Puna vazhdon, ndërsa Zyra e Kryeministrit sot na ka dorëzuar Raportin e MPB dhe MD për rrjedhën e rastit lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt”
«Puna vazhdon, ndërsa Zyra e Kryeministrit sot na ka dorëzuar Raportin e MPB dhe MD për rrjedhën e rastit lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt», tha Ramadani.




