Këngëtarja Jonida Maliqi ishte e ftuar speciale në edicionin e katërt të Festivalit “Akordet e Kosovës” dhe interpretoi këngën “Ktheju tokës”.
Me këtë këngë, Maliqi përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision më 2019. Ajo tha se shpreson që festivali të krijojë mundësi për përfaqësimin e Kosovës në garë.
«Më vjen shumë mirë që Kosova më në fund ka një festival për muzikën, këngën, interpretimin», tha këngëtarja Jonida Maliqi. Ajo vlerësoi edhe rikthimin e Natës së Fëmijëve, duke thënë se përvojat artistike në fëmijëri ndihmojnë në formimin e artistëve.
“Për Akordet e Kosovës kam dëgjuar si një legjendë, dhe jam shumë e lumtur që ky emër është rikthyer”




