Interi dhe Milani prezantuan më 29 tetor projektin për një stadium të ri pranë San Siros në Milano, që parashihet të quhet “Generali Stadium”.

Sipas planit të prezantuar, stadiumi do të ketë 71 500 vende. Projekti është hartuar nga studiot e arkitekturës Foster+Partners dhe MANICA.

Prezantimi u mbajt në Castello Sforzesco në Milano. Projekti parashikon ndërtimin e arenës së re pranë stadiumit aktual, ku dy klubet luajnë ndeshjet e tyre.

Punimet pritet të nisin më 2028, ndërsa synimi është që ndeshja e parë të zhvillohet gjatë sezonit 2031/32. San Siro pritet të qëndrojë në këmbë deri në përfundimin e stadiumit të ri, para se të nisë shembja.

Institucionet nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht emrin, kapacitetin apo afatet e projektit. Po ashtu, nuk ka konfirmim zyrtar se stadiumi do të jetë gati për Kampionatin Evropian 2032.