Imazhi viral që pretendon se kryeministri Albin Kurti kërkoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë është gjeneruar me inteligjencë artificiale. Në verifikimin e publikuar më 30 tetor nuk u gjetën dëshmi për deklaratën apo kërkesën e pretenduar.
Përmbajtja u publikua më 24 tetor në TikTok nga llogaria “MalborOriginal”. E njëjta përmbajtje u shpërnda edhe nga një llogari tjetër në TikTok, si dhe në Facebook, Instagram e YouTube.




