Gjatë vitit 2025, institucionet shëndetësore raportuan 5.564 persona me sëmundje malinje, përfshirë edhe pacientë të diagnostikuar në vitet paraprake, sipas raportit të IKSHPK-së.

Gratë përbënin 51% të rasteve të reja, ndërsa burrat 49%. Grupmosha mbi 60 vjeç ishte më e prekura. Kanceri i organeve tretëse ishte më i shpeshti sipas llojit.

Te gratë, më të shpeshta ishin tumoret e gjirit dhe të organeve gjenitale femërore. Te burrat, raporti rendit tumoret e lëkurës, mushkërive dhe prostatës.

“Besojmë se ky publikim do të shërbej si informacion dhe motivim për ata të cilët nuk raportuan si duhet”
— parathënia e raportit të IKSHPK-së

Prishtina kishte 652 raste të reja, Peja 259, Gjakova dhe Prizreni nga 236, Ferizaj 209, Mitrovica 188, Podujeva 172 dhe Vushtrria 169. Të dhënat u mblodhën nga institucionet shëndetësore publike dhe private përmes Regjistrit Popullativ të Sëmundjeve Malinje. Raporti thotë se të gjitha të dhënat nuk ishin raportuar si duhet.