Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla tha më 30 tetor se raporti për rastin e Arlinda Zekajt evidenton mangësi dhe vonesa institucionale, por ende nuk është i plotë.
Raporti i Zyrës së Koordinatores Kombëtare shqyrton veprimet dhe mosveprimet institucionale nga raportimi i parë i Zekajt, më 10 korrik 2026, deri në vrasjen e saj. Gërvalla tha se disa institucione nuk kanë dhënë përgjigje të hollësishme ose nuk janë përgjigjur fare, ndërsa priten dokumente dhe sqarime shtesë.
Sipas ministres, Zekaj kishte raportuar në polici dhunë fizike e psikologjike dhe kërcënime nga bashkëshorti, kishte dorëzuar prova dhe kishte njoftuar se ai posedonte armë me leje. Më 7 shtator, ajo kërkoi mbrojtje emergjente në Gjykatën Themelore në Pejë dhe i shkroi gjykatës se kishte frikë për jetën.
“Konstatimi më shqetësues është se Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim. Institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime të përsëritura dhe serioze për rrezikun ndaj jetës së saj”
«Konstatimi më shqetësues është se Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim. Institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime të përsëritura dhe serioze për rrezikun ndaj jetës së saj», tha Gërvalla. Ajo tha se Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë të ndërhyjë në punën e gjykatave, prokurorive ose policisë.
Zyra e Koordinatores po shqyrton bazën ligjore për një mekanizëm të posaçëm që do të kontrollonte procedurat institucionale, përfshirë rastet e konsideruara të përfunduara. Krijimi i këtij mekanizmi nuk është konfirmuar zyrtarisht.



