Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, pretendoi më 1 nëntor se kryeprokurorja ishte njoftuar me shkrim për një kërcënim me vrasje ndaj Arlinda Zekajt, dy ditë para vrasjes së saj.
Sipas Gërvallës, kërcënimi i drejtpërdrejtë me vrasje i atribuohej Albert Sylajt. Ministrja reagoi sërish për rastin dhe shpërndau një pjesë të deklarimit të saj të mëhershëm në një konferencë për media.
Njoftimi, marrja e tij nga Prokuroria ose kryeprokurorja dhe veprimet e ndërmarra janë pa konfirmim zyrtar. Po ashtu, pretendimi se Sylaj e kërcënoi Zekajn me vrasje mbetet pa konfirmim zyrtar.




