Flaka Fazlija tha të mërkurën në emisionin «Kosova Today» se nuk e ka njohur kurrë babanë e saj, Fatmir Fazlijën, i cili u zhduk kur ajo ishte një muajshe.
«Babai nuk e kam parë», tha Fazlija. Ajo e përshkroi të atin si mjek të UÇK-së, i cili iu përkushtua kauzës kombëtare.
Fazlija tha se edhe daja i saj, Ali Haliti, është në mesin e personave të identifikuar në varrezën masive. Qeveria njoftoi të martën se raportet e reja të ADN-së identifikuan Fatmir Fazlijën, Ali Halitin dhe Adem Ademin.
“Babai nuk e kam parë.”




