Një reagim që i atribuohet Flaka Fazlijës thotë se mbetjet mortore të babait të saj, mjekut të luftës Fatmir Fazlija, janë identifikuar në Zubin Potok pas 27 vitesh pritjeje.
«27 vite pritje, 27 vite ankth… por sot, më në fund, e vërteta gjeti rrugën e saj», thuhet në reagimin që i atribuohet asaj.
Në të thuhet se familja do të njoftojë më vonë për ceremoninë e rivarrimit. Fazlija falënderoi institucionet e Kosovës dhe kontribuuesit në zbardhjen e rastit. Identifikimi nuk është konfirmuar zyrtarisht.
“27 vite pritje, 27 vite ankth… por sot, më në fund, e vërteta gjeti rrugën e saj”




