Ekspertja e NDI-së Luljeta Plakolli Kasumi thotë se ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore ka mangësi në zbatim.
Ajo tha se disa rregulla bien ndesh me njëra-tjetrën dhe se përkufizimet institucionale nuk janë të qarta. Sipas saj, mungojnë udhëzimet nënligjore dhe disa mjete të parashikuara nga ligji nuk janë vënë në funksion, përfshirë linjën telefonike emergjente dhe fondin emergjent për viktimat.
«Nuk është ligj i keq, po, ka hapësirë për me u përmirësuar», tha Plakolli Kasumi.
“Nuk është ligj i keq, po, ka hapësirë për me u përmirësuar”
Ajo përmendi si elemente të reja financimin e strehimoreve për disa vjet dhe ndalimin e ndërmjetësimit ose pajtimit në rastet e dhunës në familje.




