FC Dinamo Ferizaj njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas pesë ndeshjeve pa fitore.
Në pesë ndeshjet e fundit nën drejtimin e Krasniqit, skuadra regjistroi tri humbje dhe dy barazime. Pas 13 xhirove në Ligën e Parë të Kosovës, Dinamo ka 20 pikë dhe renditet në vendin e shtatë.
Në komunikatë, klubi e falënderoi Krasniqin për angazhimin dhe kontributin e tij. «Klubi e falënderon trajnerin Krasniqi për angazhimin, punën dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës sonë. I urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës profesionale», thuhet në komunikatë.
“Klubi e falënderon trajnerin Krasniqi për angazhimin, punën dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës sonë. I urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës profesionale”
Klubi nuk bëri të ditur emrin e trajnerit të ri.


