Concerta 18 mg dhe Ritalin nuk janë të regjistruara në Kosovë, ndërsa këto barna nuk u gjetën në disa barnatore të vizituara në Prishtinë.
Agon Rexhepi, 25 vjeç, i diagnostikuar me ADHD, ka kërkuar Concerta 18 mg prej muajsh në Kosovë. Ai nuk e kishte gjetur as në Maqedoninë e Veriut.
Neuropsikiatri Sami Rexhepi tha se mungesa të barnave ka edhe për pacientët me psikozë dhe skizofreni. Sipas tij, ndërprerja e terapisë për disa javë mund ta përkeqësojë gjendjen e tyre.
Deri në transmetimin e emisionit, Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja nuk kishin kthyer përgjigje për kërkesat për sqarime.



