Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi të hënën nga kryeministri Albin Kurti publikimin e listës së 171 profesionistëve shëndetësorë të kthyer në Kosovë gjatë vitit 2025.

Tahiri tha se, nëse Kurti e publikon listën, ai do të publikojë një listë me rreth 170 kosovarë që, sipas tij, janë larguar jashtë vendit.

«Kërkoj nga kryeministri publikisht të na tregojë listën prej 171 vetash. Në momentin që ai e publikon, unë do të publikoj listën e nja 170 kosovarëve që kanë shkuar jashtë vendit», tha Tahiri.

“Kërkoj nga kryeministri publikisht të na tregojë listën prej 171 vetash. Në momentin që ai e publikon, unë do të publikoj listën e nja 170 kosovarëve që kanë shkuar jashtë vendit”
— Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së.

Kurti ka deklaruar se 171 mjekë janë kthyer gjatë vitit 2025. Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se bëhet fjalë për profesionistë shëndetësorë.