Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami tha më 9 nëntor se kostoja e energjisë së importuar reflektohet në faturat e qytetarëve, ndërsa të hyrat nga eksporti shkojnë te KEK-u.
Në një postim në Facebook, Bajrami tha se këto të hyra nuk u kthehen konsumatorëve përmes uljes së faturave.
Ndikimi konkret i importit dhe eksportit në faturat e konsumatorëve dhe mënyra e trajtimit të të hyrave nga eksporti nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.




