Babai i Diana Kastratit, Gëzim Kastrati, tha se e mirëpret aktakuzën në mungesë ndaj ish-partnerit të vajzës, por mbetet skeptik ndaj drejtësisë.
«Akoma jam skeptik. Por s’kemi çka të bëjmë tash», tha Kastrati.
Ai tha se familja nuk kishte marrë më herët shpjegime për vonesën e ngritjes së aktakuzës. Sipas tij, së fundmi familjarët u kontaktuan për një dokument që lidhet me gjykimin në mungesë.
“Akoma jam skeptik. Por s’kemi çka të bëjmë tash.”




