Portieri i Kosovës Arijanet Muriq nuk u aktivizua të hënën, kur Sassuolo u mposht 4:2 nga Fiorentina në kampionatin italian.
Muriq ishte sërish në stol. Kjo ishte humbja e katërt radhazi për Sassuolon, ndërsa portieri nuk ishte aktivizuar as në tri ndeshjet e fundit të skuadrës.
Paraqitjen e fundit, Muriq e kishte pasur kundër Frosinones. Sassuolo e humbi atë ndeshje 4:2 dhe, pas saj, portieri humbi vendin e titullarit pas kritikave dhe gabimeve në ndeshjen e 10 tetorit.
Pas humbjes ndaj Fiorentinës, Sassuolo renditej në pozitën e 16-të me 8 pikë. Fiorentina ishte një vend më lart, po ashtu me 8 pikë.


