Cilësinë e mësimdhënies e përzgjodhën 309 nga 779 pjesëmarrës në një pyetësor online për rezultatet e dobëta të nxënësve të Kosovës në PISA.
Politizimin dhe menaxhimin joefektiv të shkollave e zgjodhën 199 pjesëmarrës (26 për qind), ndërsa 163 (21 për qind) përzgjodhën kurrikulat që nuk u përgjigjen nevojave të nxënësve. Trajnimin për metoda moderne e zgjodhën 58 pjesëmarrës (7 për qind), kurse tekstet e papërshtatshme 50 (6 për qind).
Rezultatet pasqyrojnë perceptimet e pjesëmarrësve dhe nuk përbëjnë matje përfaqësuese të opinionit të qytetarëve të Kosovës.




