Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha të martën në Bruksel se Serbia duhet të japë rezultate konkrete dhe të përmbushë kushtet e panegociueshme të BE-së, përfshirë njohjen e Kosovës.
Rama foli për integrimin e Serbisë gjatë një interviste me gazetaren Maria Tadeo, në samitin “Euronews Enlargement Summit”. Ai tha se anëtarësimi i Serbisë në BE është i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.
«Na duhet Serbia të jetë me ne, të jetë pjesë e fqinjësisë dhe të jetë pjesë e plotë e BE-së, por duhet të tregojë rezultate dhe ta meritojë këtë përkatësi, duke realizuar atë që është e panegociueshme me BE-në», tha Rama.
“Kur bëhet fjalë për aspekte të caktuara, Serbia ka dëshmuar një hezitim ndaj Kosovës, por edhe për qëndrimin që mban karshi Rusisë dhe sanksioneve.”
Ai tha se Serbia ka treguar hezitim për Kosovën, si dhe për qëndrimin ndaj Rusisë dhe sanksioneve.




