Një person u gjobit me 1.000 euro për hapjen e një rruge të paligjshme në Bjeshkën e Lybeniqit, njoftoi më 2 nëntor ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli.
Sipas njoftimit të ministres, zyrtarët e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe Policia dolën në vendngjarje pas informatave për ndërtimin e rrugës. Ndaj punëkryesit u përpilua procesverbal dhe iu shqiptua gjobë mandatore prej 1.000 eurosh.
«Nuk do të lejojmë ndërhyrje të tilla që dëmtojnë natyrën. Bjeshkët tona do t’i mbrojmë me çdo mekanizëm ligjor!», tha Pacolli.
“Nuk do të lejojmë ndërhyrje të tilla që dëmtojnë natyrën. Bjeshkët tona do t’i mbrojmë me çdo mekanizëm ligjor!”


