Procesi për vlerësimin e performancës së 11 prokurorëve të grupit të shtatë për vitin 2026 nisi më 3 nëntor, njoftoi Prokuroria e Shtetit.

Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve nisi procesin për këtë grup, i cili përfshin gjithsej 11 prokurorë.

Takimin e udhëhoqi zëvendëskryesuesi i Komisionit, Arian Gashi.

Në takim morën pjesë anëtarët e Komisionit Arben Ismajli dhe Besart Mustafa, si dhe koordinatori i Komisioneve të Përhershme të KPK-së, Besim Kusari.