IHMK-ja parashikon temperatura nga -1 deri në 11 gradë Celsius në Kosovë nga 2 deri më 6 nëntor, me reshje më të theksuara të martën dhe mundësi për borë në viset e larta.
Temperaturat pritet të jenë nga -1 deri në 4 gradë Celsius në mëngjes, ndërsa gjatë ditës nga 5 deri në 11 gradë.
Të hënën, të mërkurën dhe të enjten moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për reshje lokale shiu. Të martën parashihen reshjet më të shumta, ndërsa në viset e larta mund të ketë shi dhe borë.
Era pritet të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë. Kushtet biometeorologjike parashihen të jenë mesatarisht të pafavorshme, ndaj rekomandohen veshje më të ngrohta.
Të premten, më 6 nëntor, parashihen intervale me diell dhe përmirësim gradual i motit. Mëngjesi mund të jetë më i ftohtë, me temperatura që zbresin deri në -1 gradë Celsius.


